Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i punës, nga Harku i Bërdicës deri në Urën e Bahçallekut.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se po përfundon shtresa e dytë asfaltike në këtë segment të rëndësishëm në hyrje të Shkodrës.
Sipas Ramës, ky është një investim që përmirëson ndjeshëm qarkullimin dhe rrit sigurinë për qytetarët dhe vizitorët.
“Mirëmëngjes dhe me kantierin e punës nga Harku i Bërdicës deri në Urën e Bahçallekut, ku po përfundon shtresa e dytë asfaltike në këtë segment të rëndësishëm në hyrje të Shkodrës, një investim që përmirëson ndjeshëm qarkullimin dhe rrit sigurinë për qytetarët dhe vizitorët, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...