Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka akuzuar kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, se ka pasur interes të drejtpërdrejtë politik që vendi të mos zgjedhë presidentin dhe të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Në Debat Plus, Rrustemi tha se për Abdixhikun ka qenë “fundamentale” që të mos arrihet zgjedhja e presidentit, madje sipas tij, edhe më e rëndësishme ka qenë që të mos ketë kandidim të Vjosa Osmani.
“Nëse ka një individ në skenën politike që e ka pas tepër fundamentale, për fatin e tij politik, që mos me pas zgjedhje të presidentit e aq më tepër të zonjës Osmani. Që vendi të shkojë në zgjedhje ka qenë zoti Abdixhiku. Zoti Abdixhiku e ka pas ekzistenciale që mos me pas zgjedhje të presidentit, që vendi të shkojë në zgjedhje. Dhe mundësisht mos me pas kandidim të zonjës Osmani. Se e ka pas për nevojën e sotme që e ka ndërtuar raportin. Zoti Abdixhiku ka dashtë me dal pikërisht në ditën e sotme, në datën e sotme”, ka thënë Rrustemi.
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...