Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë arrest me burg për Nikoll Radaçin, autori i aksidentit fatal me pasojë vdekjen e 2 fëmijëve dhe plagosjen e një tjetri 2 ditë më parë në Durrës.
Radaçi mbërriti në ambientet e gjykatës nën masa të rrepta sigurie.
I arrestuari nuk foli fare gjatë seancës gjyqësore, ndërsa gjatë gjithë kohës e ka mbajtur kokën ulur para trupit gjykues.
57-vjeçari Nikoll Radaçi, teksa e drejtonte automjetin në gjendje të dehur ka dalë nga rruga duke përplasur tre fëmijë të moshave 8, 9 dhe 12 vjeç. Si pasojë e aksidentit, humbën jetën dy të miturit, ndërsa një 8-vjeçar që ishte me ta mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.
Radaçi u largua nga vendngjarja, por u lokalizua dhe shoqërua nga patrullat e policisë. Testi i alkoolit ka rezultuar pozitiv, duke konfirmuar se ai ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...