Shqipëria u trondit nga një aksident i rëndë, ku dy fëmijë të mitur humbën jetën, ndërsa një i tretë mbeti i plagosur.
Siç raporton TCH, familja e autorit të aksidentit, Nikoll Radaçi, është larguar nga lagja, nga frika e hakmarrjes.
Autoritetet bëjnë me dije se 57-vjeçari Radaçi, i cili kishte precedentë për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe gjoba të mëparshme, po lëvizte me shpejtësi të lartë dhe nën efektin e alkoolit.
Për pasojë, ai përplasi brutalisht tre fëmijë që po luanin në trotuar, duke i marrë jetën dy prej tyre. Tragjedia ndodhi pavarësisht masave të marra më parë për parandalimin e sjelljeve të rrezikshme në trafik.
LEXO EDHE:
E dhimbshme: Sot varrosen dy fëmijët që vdiqën tragjikisht në Durrës
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...