Sot lansohet shërbimi digjital për regjistrimin e lindjes së fëmijës, merr pjesë Vitia dhe Jagxhiu

07:24 | 4 Maj 2026
E.H

Sot, më 4 maj 2026, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Repartin e Gjinekologjisë, do të lansohet shërbimi digjital për “ngjarjen jetësore: lindja e fëmijës”.

Ky shërbim synon të thjeshtojë procedurat administrative dhe të përmirësojë qasjen e qytetarëve në shërbime publike.

Në ceremoninë e lansimit, e cila do të mbahet nga ora 13:30 në katin e dytë të repartit, do të marrin pjesë Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Pas prezantimit të shërbimit, të pranishmit do të kenë mundësi të ndjekin deklarimet për media.

Organizatorët kanë bërë thirrje që gjatë mbulimit mediatik të respektohet privatësia e pacientëve dhe të shmanget filmimi apo publikimi i të dhënave identifikuese./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale