Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka reaguar pas paraqitjes së një rezolute në Kongresin e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Berisha ka thënë se kongresmenët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler kanë dorëzuar rezolutën në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa Partia Demokratike e Shqipërisë e ka përshëndetur këtë nismë, duke e cilësuar si “mbështetje të çmuar” për aspiratat euroatlantike të qytetarëve të Kosovës.
Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në NATO përbën kontribut të rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në vend dhe në rajon, si dhe “përgjigjen më të vendosur” ndaj, siç u shpreh, ambicieve ruse në rajon.
“Me këtë rast, PD falënderon me mirënjohje kongresmenët Self, Torres dhe Lawler për iniciativën e tyre tejet të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin tonë, si dhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptaro-amerikan në Nju-Jork dhe Teksas për angazhimin e tyre të palodhur në mbështetje të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Berisha.
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...