Man United fiton derbin e Anglisë ndaj Liverpoolit, blindon pozitën e tretë

18:27 | 3 Maj 2026
D.H

Manchester United ka arritur të shënoj fitore në derbin e Anglisë me Liverpoolin në një ndeshje të luftuar dhe me kthesa, ku në fund “Djajtë e Kuq” triumfuan 3-2, në kuadër të xhiros së 35-të në Premier League.

Ndeshja nisi në mënyrë perfekte për skuadrën e Carrick, ku në minutën e 11-të kaluan në epërsi me golin e Cunhas, shkruan Arbersh.info.

Dy minuta para fundit të pjesës së parë, Benjamin Sesko realizoi për 2-0 pas një asistimi të Bruno Fernandesit.

Ndërkohë pjesa e dytë nisi për mrekulli për “The Reds”, ku Szoboszlai me një aksion të bukur realizoi për 2-1.

Ndërkohë vetëm nëntë minuta më vonë rezultati u barazua nga Gakpo, i cili shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e Man United.

Por “Djajtë e Kuq” nuk u dorëzuan dhe vazhduan iniciativën që ta rikthenin epërsinë. Në minutën e 77-të, një dalje e mirë nga krahu i majtë, e gjeti më së mirë në zonë Kobbie Mainoon i cili me një goditje të bukur i riktheu epërsinë Manchesterit.

Deri në fund Liverpooli u mundua ta barazojë rezultatin por pa sukses.

Me këtë fitore, Man United blindon pozitën e tretë me 64 pikë, kurse Liverpooli mbetet i katërti me 58 sosh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale