Sulmuesi i Alexander Isak nuk ishte në dispozicion për ndeshjen e Liverpoolit ndaj Manchester United, për shkak të një lëndimi të lehtë. Lajmin e ka konfirmuar trajneri i “The Reds”, Arne Slot, para përballjes së zhvilluar në “Old Trafford”.
Slot bëri të ditur se problemi fizik i Isakut është i vogël, por i mjaftueshëm që ta lërë jashtë kësaj ndeshjeje të rëndësishme në kuadër të Premier League.
“Pas fitores ndaj Palace, e nis javën duke e ditur që nuk do ta kemi në dispozicion Mo dhe më pas gjatë javës humbëm edhe Alexin. Por kjo nuk është hera e parë këtë sezon. Edhe ndaj Arsenalit në udhëtim, nuk i kishim në dispozicion të dy sulmuesit tanë kryesorë dhe prapë arritëm të luajmë mirë”, u shpreh Slot për Sky Sports.
Ai shtoi se situata duhet pranuar si e tillë, ndonëse mungesat janë të padëshiruara.
“Natyrisht, është për të ardhur keq që Alex pësoi një lëndim të vogël – vërtet shumë të vogël – por kjo ndeshje erdhi paksa herët për të”, deklaroi trajneri holandez.
Mungesa e Isakut dhe Mohamed Salah paraqet një goditje për Liverpoolin në derbin më të madh të Anglisë.
United aktualisht është i treti me 61 pikë, kurse Liverpooli është një pozitë më poshtë me tri më pak.
Ky duel nis nga ora 16:30./Arbresh.info
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...