Federata e Futbollit ka nisur festën e shënimit të 10-vjetorit të pranimit në UEFA dhe FIFA, një moment ky historik që vulosi rrugëtimin e gjatë, të vështirë e plot sakrifica të futbollit tonë.
Kjo ditë e veçantë u shënua me një sërë aktivitetesh në Kampin Nacional në Hajvali, ku morën pjesë ekipet e Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ambasadës Amerikane dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke dëshmuar edhe një herë unitetin dhe mbështetjen për sportin dhe shtetin tonë.
“Festimet nisën me një ndeshje tejet emocionale të Kombëtares së Amputuarve në Futboll, një dëshmi e fuqisë së shpirtit, vullnetit dhe dashurisë për lojën, përtej çdo sfide. Paralelisht, gjatë gjithë ditës u zhvillua festivali “Grassroots”, ku fëmijë nga 7 regjione të Kosovës sollën energji, buzëqeshje dhe shpresë për të ardhmen e futbollit tonë”, thuhet në postimin e FFK-së.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në fjalën e tij hapëse, rikujtoi me emocion rrugëtimin e gjatë drejt pranimit, një rrugë e ndërtuar mbi sakrificën e brezave të tërë, që nuk u dorëzuan kurrë edhe në momentet më të vështira.
Ai shprehu mirënjohje të thellë për të gjithë ata që kontribuuan në këtë arritje historike, duke theksuar se kjo dekadë nuk është vetëm një përvjetor, por një kujtesë e fuqishme se sa larg mund të arrijmë kur qëndrojmë të bashkuar.
Festa e sotme do të përfundojë me ndeshjen e Veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë./Arbresh.info
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...