Dy persona janë arrestuar në Prishtinë dhe Suharekë nën dyshimin për përfshirje në një skemë mashtrimi online me përmasa ndërkombëtare, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, të dyshuarit dyshohet se, me qëllim përfitimi të kundërligjshëm pasuror për vete apo për persona të tjerë, kanë përdorur platforma online dhe thirrje telefonike për të mashtruar qytetarë në shtete të ndryshme, shkruan Arbresh.info.
Gjatë operacionit policor, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 10 vetura, 15 kompjuterë, 4 telefona celularë, 2 laptopë, 4 USB, si dhe 48 mijë e 700 euro para të gatshme. Po ashtu janë konfiskuar edhe dokumente të ndryshme që lidhen me rastin.
“Prishtinë. Suharekë / 02.05.2026 – 18:30. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k për arsye se të njëjtit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo persona tjerë duke përdorur platforma online kanë arritur të mashtrojnë qytetarë në shtete të ndryshme duke i mashtruar përmes thirrjeve telefonike. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 10 vetura, 15 kompjuterë, 4 telefona celularë, 2 llap-top, 4 USB, 48 700 € para të gatshme si dhe dokumente të ndryshme që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...