Hysni Mehani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Financave

20:49 | 1 Maj 2026
Q L

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Hysni Mehani në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Financave.

Kryeministri në detyrë Kurti e uroi z. Mehani për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.