Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Zvicra investon rreth 3 miliardë euro në Serbi, duke shtuar se tregtia është përmirësuar, ndërsa doli garant se vendi i tij është i gatshëm të ofrojë dhjetëra mijëra ton naftë.
“Sot nafta është në 112. Më lejoni t’ju kujtoj, ishte 65 para krizës. Pothuajse dyfishi – një rritje pothuajse 100%. Pra, kur pyet se si do t’ia dalim – sot ose nesër do të lirojmë dhjetëra mijëra ton të rinj nga rezervat. Ne po i rimbushim ato rezerva, por kjo duhet të paguhet, sepse nuk mund ta mbulojmë me çmimet aktuale”, tha Vuçiç për Blic TV.
Ndërsa shtoi se nëse ai e urdhëron këtë gjë, nga bisedimet mes serbëve, rusëve dhe arabëve nafta do të garantohet brenda 20 ditëve.
“Për ne, maji është një muaj jashtëzakonisht i rëndësishëm. Fola këtë mëngjes me MOL – gjithçka po ecën normalisht dhe ata do të zhvillojnë bisedime shtesë me rusët dhe arabët. Rafineria jonë po funksionon normalisht. Ne duhet ta zgjidhim këtë brenda 20 ditëve me MOL”, theksoi Vuçiç.
Sakaq kujtojmë se paditen e së mërkurës, mënjëherë pas postimit kërcënues ndaj Iranit, çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare u rrit ndjeshëm.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...