Avokati i Popullit po prezanton raportin “Rishikimi preliminar për Dhomat e Specializuara të Kosovës”, ku ka ngritur shqetësime serioze dhe të vazhdueshme lidhur me respektimin e të drejtave themelore në kuadër të procedurave gjyqësore të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Sipas tij, shqetësimet fillestare janë ngritur që në vitin 2021 dhe janë artikuluar nga vetë të akuzuarit, si dhe gjatë vizitave që institucioni i Avokatit të Popullit kishte zhvilluar në atë kohë në Dhomat e Specializuara dhe në Qendrën e Paraburgimit, ku ishin takuar me të paraburgosurit.
Ai tha se këto gjetje janë përfshirë edhe në raportin vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2021, i cili i është dorëzuar Kuvendit dhe është bërë publik.
Më tej, Avokati i Popullit bëri të ditur se në maj të vitit 2025 kishte zhvilluar takim me kryetaren e Gjykatës së Dhomave të Specializuara, ku kishte paraqitur shqetësimet, dilemat dhe çështjet problematike të ngritura publikisht nga mbrojtja, të akuzuarit dhe opinioni publik.
Sipas tij, nga ky takim nuk kishte marrë përgjigje të qarta.
Ai shtoi se më pas kishte kërkuar realizimin e një vizite të dytë në Dhomat e Specializuara, me synim takime me gjyqtarët, mbrojtjen, përfaqësuesit e viktimave, vizitë tek të paraburgosurit dhe monitorim të dy seancave gjyqësore. Vizita ishte realizuar në nëntor të vitit 2025.
“Kemi konstatuar shqetësime serioze, por që nuk janë marrë, nuk kemi marrë ni përgjigje faktë nga Komiteti për Parandalimin e Torturës dhe Komiteti Kujdesës ndërkombëtar nuk e kemi pranuar shkresa, por nuk kemi pranuar përgjigje në shqetësimet e ngritura. Komiteti ndërkombëtar është përgjigjur që ka pasur monitorim të kapaciteve në qendrat e burgut, por raportet janë të mbrendshme, pra nuk i di publiku, si di asgjënë, ndërsa Komiteti për parandalimin e torturës ka konstatuar në letër që ata kanë marrë letrat dhe do të shqyrtojnë se si do të veprojnë me tutje, por deri me tash nuk është që kemi marrë ni përgjigje konkrete. Gjykata ka qëndruar heshtër, nuk kemi marrë asni përgjigje prej saj.