Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje, pasi e përmbylli, siç e quan ajo, kapjen e AKP-së, RTK-së, KPMM-së dhe Komisionit të Jurisprudencës, vetëm disa orë para shpërndarjes së Kuvendit, ka shpallur rreth 20 pozita të larta udhëheqëse.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami thotë se këto nuk janë konkurse normale, por sipas saj janë përpjekja e fundit për kapjen e institucioneve para se të mbahen zgjedhjet.
“𝑳𝒊𝒈𝒋𝒊 𝒑𝒆̈𝒓 𝑸𝒆𝒗𝒆𝒓𝒊𝒏𝒆̈ 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒊 𝒒𝒂𝒓𝒕𝒆̈. 𝑵𝒆𝒏𝒊 31 – 𝑲𝒖𝒇𝒊𝒛𝒊𝒎𝒆𝒕 𝒆 𝑸𝒆𝒗𝒆𝒓𝒊𝒔𝒆̈ 𝒏𝒆̈ 𝒅𝒐𝒓𝒆̈𝒉𝒆𝒒𝒋𝒆, 𝒑𝒆̈𝒓𝒄𝒂𝒌𝒕𝒐𝒏 𝒔𝒆 𝑸𝒆𝒗𝒆𝒓𝒊𝒂 𝒏𝒆̈ 𝒅𝒐𝒓𝒆̈𝒉𝒆𝒒𝒋𝒆: 1.3. 𝑵𝒖𝒌 𝒊𝒏𝒊𝒄𝒊𝒐𝒏 𝒑𝒓𝒐𝒄𝒆𝒅𝒖𝒓𝒂 𝒕𝒆̈ 𝒓𝒆𝒋𝒂 𝒑𝒆̈𝒓 𝒆𝒎𝒆̈𝒓𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒏𝒆̈ 𝒑𝒐𝒛𝒊𝒕𝒂𝒕 𝒑𝒖𝒃𝒍𝒊𝒌𝒆, 𝒑𝒆̈𝒓 𝒆𝒎𝒆̈𝒓𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒄𝒊𝒍𝒂𝒗𝒆 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒌𝒐𝒎𝒑𝒆𝒕𝒆𝒏𝒕𝒆 𝒏𝒆̈ 𝒃𝒂𝒛𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒍𝒊𝒈𝒋𝒆𝒗𝒆 𝒑𝒆̈𝒓𝒌𝒂𝒕𝒆̈𝒔𝒆;”, ka ndarë ajo ligjin për qeverinë.
Ajo shton se institucionet publike nuk janë pronë e asnjë partie politike, nuk janë strehë për militantë, as tortë që ndahet në minutat e fundit të pushtetit.
“Po, konkurset janë hapur disa orë para shpërndarjes së Kuvendit, por pikërisht këtu qëndron problemi: a mund të quhet proces kredibil një konkurs që shpallet në prag të shpërndarjes së Kuvendit dhe i tëri zhvillohet nga një Qeveri në dorëheqje? A janë këto konkurse për profesionistë, apo për t’i rehatuar njerëzit e pushtetit para zgjedhjeve?”
“Qeveria e re që vjen pas zgjedhjeve duhet t’i ndalë menjëherë këto praktika, ta ristartoj këtë proces dhe këto pozita t’i plotësojë me njerëz profesionistë, të pavarur dhe me integritet”, shkruan Bajrami në faqen e saj zyrtare në Facebook.
Ndër të tjera, ish-deputetja ka ndarë se cilat janë pozitat e shpallura:
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...