Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin

17:07 | 29 Prill 2026
D.H

Malisheva ka marrë fitore të madhe ndaj Gjilanit me rezultat 3-1 në xhiron e 31-të në Superligën e Kosovës.

Vendasit e mbyllën pjesën e parë me rezultat 2:0 me golin e Xhemal Ibishit në minutën e dytë dhe Dreni Kryeziut në fundit e pjesës së parë.

Xhemajl Ibishi realizoi golin e tij të dytë personal për 3-0 në minutën e 65-të.

Ndërsa për Gjilanin golin e nderit realizoi në minutën e 72-të nga gjuajtja e lirë Armend Thaqi për 3-1.

Me këtë fitore Malisheva blindon pozitën e tretë me 49 pikë, kurse Gjilani mbetet i pesti me 44 sosh.

Takimin e radhës, Malisheva e luan me Prishtinën kurse Gjilani takohen me Ferizajn./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale