Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është nominuar për formacionin më të mirë në “FC 26”
Si çdo herë në prag të sezonit, publikohen edhe skuadrat e sezonit në të gjitha ligat që janë në këtë videolojë.
Në La Liga, është nominuar edhe ylli i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, si një nga lojtarët në fazën e sulmit.
“Pirati” është duke shkëlqyer dhe është në garë për topgolashënuesin e sezonit ku ka 21 gola, derisa Mbappe i prinë listës me 24 sosh. Francezi është lënduar dhe ka humbur sezonin kështu që sulmuesi dardan ka mundësi ta kalojë atë.
“Tani është radha jote. Votoni dhe bëjeni atë ndër më të mirët”, shkruan Mallorca në faqen zyrtare të Facebookut.
Muriqi mund të votohet në kategorinë e sulmuesve përmes linkut zyrtar të votimit. /Arbresh.info
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikth...
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nëns...
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...