Arsenal ka nisur fuqishëm përgatitjet për afatin kalimtar të verës, me drejtorin sportiv Andrea Berta që ka marrë personalisht në dorë misionin e skautimit në Turqi.
Zyrtari i “Topçinjve” ishte i pranishëm në derbin e madh të Stambollit mes Galatasaray dhe Fenerbahçe, i zhvilluar në “Ali Sami Yen Rams Park”, ku vendasit triumfuan bindshëm 3-0.
Sipas AS, qëllimi kryesor i këtij udhëtimi ishte vëzhgimi nga afër i sulmuesit nigerian Victor Osimhen, i cili edhe realizoi golin e parë të takimit.
Pavarësisht se londinezët kanë shpenzuar së fundmi 75 milionë euro për të transferuar Viktor Gyökeres nga Sportingu, duket se trajneri Mikel Arteta kërkon edhe më shumë alternativa në repartin ofensiv.
Madje, Berta ka zhvilluar edhe biseda informale me drejtuesit e Galatasarayt për të kuptuar më shumë rreth mundësisë së transferimit të Osimhen dhe kostos së mundshme të tij gjatë verës.
Osimhen ka shkëlqyer në Turqi që nga transferimi i tij nga Napoli në vitin 2024 dhe aktualisht ka kontratë deri në vitin 2029.
Megjithatë, një kalim në Londër mund të jetë një tundim i madh për sulmuesin. Për më tepër, në garë për të janë edhe gjigantët e Bayern Munich, që e shohin si pasardhës të mundshëm të Harry Kane.
Por lista e Arsenalit nuk ndalet këtu. Berta ka ndjekur gjithashtu nga afër edhe paraqitjen e anësorit turk Barış Alper Yılmaz.
25-vjeçari është një nga lojtarët më të spikatur në Superligën turke, falë shumëanshmërisë së tij ku mund të luajë në të dy krahët, si sulmues qendror dhe madje edhe në mbrojtje.
Yılmaz është një element kyç në skemat e trajnerit Okan Buruk dhe profili i tij i përshtatet shumë sistemit të Artetës, sidomos nëse Arsenali synon të rifreskojë repartin e krahëve.
Emri i tretë në listën e vëzhgimit është portieri Uğurcan Çakır, i cili iu bashkua Galatasarayt nga Trabzonspor për 30.5 milionë euro verën e kaluar. Ai ka justifikuar plotësisht çmimin me paraqitje të shkëlqyera, sidomos në Champions League.
Interesimi për Çakır është i madh në Evropë, me klube si Juventus dhe Inter Milan që po e monitorojnë nga afër, ndërsa Bayern Munich e konsideron si zëvendësues afatgjatë të legjendës Manuel Neuer.
Arsenali duket i vendosur të ndërtojë një skuadër edhe më konkurruese për sezonin e ardhshëm, duke synuar përforcime cilësore në çdo repart./Arbresh.info
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikth...
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nëns...
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...