Mbrojtësi anglez John Stones do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit, duke i dhënë fund një periudhe 10-vjeçare tepër të suksesshme në “Etihad”.
Stones iu bashkua “Qytetarëve” në vitin 2016 si një nga transferimet e para të trajnerit Pep Guardiola, dhe gjatë kësaj kohe është shndërruar në një nga figurat më të rëndësishme të epokës më të artë në historinë e klubit.
31-vjeçari ka zhvilluar 293 ndeshje me fanellën e Cityt, duke kontribuar me 19 gola dhe 9 asistime, ndërsa ka qenë pjesë kyçe në fitimin e plot 19 trofeve madhorë.
Gjatë kohës së tij te Manchester City, John Stones ka fituar 6 tituj të Premier League, 1 UEFA Champions League, 2 FA Cup, 5 Carabao Cup, 3 Community Shield, 1 FIFA Club World Cup dhe 1 UEFA Super Cup.
Vendimin për largim, mbrojtësi anglez e bëri publik përmes një videoje në rrjetin social Instagram.
Manchester City ka bërë të ditur se në fund të sezonit do të organizojë një ceremoni të veçantë për t’i dhënë lamtumirën e merituar njërit prej lojtarëve më të rëndësishëm në historinë moderne të klubit./Arbresh.info
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikth...
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nëns...
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...