Matoshi i drejtohet opozitës: Feriden s’pe dojnë, a di kush me na kallzu kta çka po dojnë

14:32 | 28 Prill 2026
E.K

Deputetja e Lëvizja Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka drejtuar kritika ndaj opozitës lidhur me situatën politike dhe mundësinë e zgjedhjeve.

Në reagimin e saj, ajo pyet opozitën se çfarë duhet të bëhet për të shmangur zgjedhjet, duke e akuzuar për mungesë të qëndrimeve të qarta.

“A di kush me na tregu,çka duhet me bo per mos me shku ne zgjedhje? Kandidat politik nuk deshten. Kandidatin e tyne refuzun me pru, edhe pse Kryeministri ju tha ju zgjedhni bashke 3 persona na ju votojme. Feriden s’pe dojne, nje grua plot integritet qe u nominu per çmimin Nobel. Ne s’po dojme zgjedhje, por ofrojme zgjidhje. A di kush me na kallzu kta çka po dojne”, tha ajo./Arbresh.info