Eugen Cakolli nga KDI sonte përmes një lidhje direkte në “Ora Shtatë” ka deklaruar se seanca e mbrëmshme për presidentit, sot nuk duhet të vijohet me rundin e dytë.
Ndër të tjera, ai e quajti shkelje të pastër kushtetuese seancën e jashtëzakonshme të së hënës për presidentin.
“Secili prej tre aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit ka përcaktuar në mënyrë të qartë se kuorumi në këtë rast nënkupton edhe praninë edhe pjesëmarrjen në votim të të paktën 80 deputetëve. Madje edhe kjo çështja e interpretimit të togëfjalëshit ‘minus ata deputetë’, që kanë marr leje nga kryetarja, është duke u keqinterpretuar qëllimshëm, sepse mospjesëmarrja eventuale e deputetëve nuk ka asnjë ndikim në uljen e kuorumit apo mundësisë për vazhdimin e seancës”, tha Cakolli.
“Ajo çfarë ngjau dje ishte padyshim shkelje e pastër kushtetuese, dhe për më keq nuk u administrua në procedurë kyçe, ajo e pjesëmarrjes”, tha ai.
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...