Vullnet Bugaqku nga KDI ka thënë se ajo çfarë ka ndodhur dje në Kuvend është raund i pavleshëm.
“Pa qenë në sallë së paku 80 deputët, asgjë raund i votimit apo të paktën raundi i parë dhe i dytë nuk është i suksesshëm dhe rrjedhimisht ne nuk mund të kalojmë në raundin e dytë sepse nuk është konsumuar ligjërisht raundi i parë i votimit. Ajo çka ka ndodhur dje është një raund i pavleshëm, dhe me qenë që është i pavleshëm i bie që nuk ka ekzistuar fare si procedurë dhe duhet të përsëritet nga fillimi”, tha Bugaqku, për rtv21.
Bugaqku, për seancën e mbrëmshme në Kuvend tha se është zhvilluar me shkelje procedurale dhe kushtetuese.
Ai shtoi se në të nuk janë zbatuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.
“Mënyra se si është administru seanca e djeshme është zhvilluar me shkelje procedurale dhe shkelje kushtetuese për faktin se nuk janë zbatuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese sa i përket pjesëmarrjes në vendimarrje dhe sa i përket numrit të votave në kuti të votimit. Rrjedhimisht zhvillimi i procedurës në këtë formë përbën shkelje kushtetuese, madje ne si organizatë e kemi cilësuar si cenim i rëndë kushtetues”, tha ai.
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia