Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar pas seancës së mbrëmshme, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti për qëllime politike rreth çështjes së presidentit.
Sipas tij, Kurti e ka përfunduar këtë çështje që në momentin kur Albulena Haxhiu është bërë presidente, ndërsa tani synon ta mbajë atë në këtë post sa më gjatë, përtej afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Behrami ka shprehur kritika të ashpra, duke pretenduar se Kurti do të tentojë të delegjitimojë Gjykatën Kushtetuese.
“Populli i Kosovës ndoshta sot nuk është gati, por herëdokur me këtë njeri duhet me u ballafaqu në rrugë. Gjuhë tjetër nuk njeh!”, ka shkruar ai në reagimin e tij.
Deklarata e tij vjen në një kohë tensionesh politike lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit dhe zhvillimet e fundit në Kuvend.
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikth...
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nëns...
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...