Biznismeni dhe diplomati i njohur italian, Paolo Zampolli ka bërë një deklaratë të bujshme duke theksuar se Italia ka më shumë se 50% mundësi për të marrë pjesë në Kupën e Botës, përmes një skenari të jashtëzakonshëm që lidhet me përjashtimin e mundshëm të Iranit.
Duke folur në një emision radiofonik në Itali, Zampolli, i njohur si i dërguar special i Donald Trump, deklaroi se do të takohet me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, në Miami gjatë fundjavës së Çmimit të Madh të Formula 1, për të diskutuar këtë çështje.
“Përqindja që Italia të marrë pjesë? Mbi 50%. Nuk duhet të ketë një Botëror pa Italinë. Vendimi përfundimtar do të jetë në dorën e Infantinos dhe Trump”, u shpreh ai.
Zampolli shtoi se ideja e tij lidhet me situatën e Iranit, për shkak të tensioneve politike dhe vështirësive për hyrje në SHBA.
“Pashë që Irani nuk ishte i konfirmuar për shkak të luftës. Kërkova nga Infantino mundësinë që Italia të rikthehet. Vizitat për në SHBA janë shumë të vështira për t’u marrë dhe nëse ka persona që nuk janë të mirëpritur, është më mirë të mos vijnë”, deklaroi ai.
Ai gjithashtu theksoi se nuk ka pasur një përgjigje të drejtpërdrejtë nga Trump, ndërsa shtoi se lojtarët iranianë janë të mirëpritur, por ekzistojnë kufizime për persona të caktuar.
Ndërkohë, në Itali nuk ka pasur një mbështetje të plotë për këtë ide, pasi ministri i sportit Andrea Abodi dhe presidenti i CONI-t, Giovanni Malago, kanë shprehur skepticizëm për një rikthim të mundshëm të Italisë në këtë mënyrë.
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...