Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtore ish-zyrtaren e OSBE në Kosovë, Jelena Gjukanoviq, duke e dënuar me gjashtë vjet burgim për veprën penale të spiunazhit.
Lidhur me këtë rast, prokurori special Bekim Kodraliu deklaroi se Prokuroria Speciale ka arritur të sigurojë prova të mjaftueshme falë bashkëpunimit të ngushtë me institucionet e sigurisë në vend, përfshirë Policinë e Kosovës dhe Agjencia Kosovare të Inteligjencës (AKI).
Sipas tij, provat e mbledhura kanë vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë se e pandehura ka zhvilluar aktivitete të kundërligjshme, duke ndihmuar agjencinë serbe të inteligjencës BIA.
Prokuroria bëri të ditur se Gjukanoviq, në cilësinë e saj si zyrtare e OSBE-së në Kosovë, ka përcjellë në mënyrë të vazhdueshme informacione te agjenti rezident i BIA-s, Aleksandër Vlajiq, të cilat më pas janë transmetuar te zyrtarë të lartë në Beograd.
“Gjykata Themelore në Prishtinë, pas një procesi të gjatë hetues shpalli fajtor një zyrtare të misionit të OSBE-së në Kosovë, Jelena Gjukanoviq për kryerjen e veprës penale të spiunazhit dhe i shqiptoi dënim me burgim prej gjashtë vitesh. Prokuroria Speciale ka bashkëpunuar në koordinim të ngushtë me institucionet e sigurisë, Policinë – departamentin kundër terrorizmit e në veçanti edhe me AKI-në dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi kemi siguruar prova konkrete dhe të mjaftueshme me të cilat edhe u vërtetua përtej dyshimit të bazuar mirë se e pandehura ka kryer aktivitet të kundërligjshëm, aktivitet i cili ka ndihmuar agjencionit sekret serb BIA”, deklaroi ai. /teve1
Hatixhe Hoxha, mbi 15 vjet ishte pjesë e Vetëvendosjes
Kica-Xhelili i drejtohet VV-së: Ne kemi propozim konkret, tr...
Musliu: Sapo morëm mesazhin që ka seancë në orën 20:30, po i...
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...