Ka ndodhur një shpërthim në një lokal në rrugën “4 Dëshmorët” në Podujevë, si pasojë e të cilit tre persona kanë mbetur të lënduar.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, ndërsa dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një bombol gazi.
Sipas saj, menjëherë pas raportimit njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e qytetit.
“Sot rreth orës 08:30, në një lokal në rrugën ‘4 Dëshmorët’ në Podujevë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policorë janë angazhuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Duke u bazuar në informacionet e para, dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga një bombol gazi, ku tre persona kanë pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e qytetit. Policia është në vendngjarje dhe po merret me hetimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, theksoi ajo.
Kurti: Dështimi për zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin ...
Goditi me grusht kapitenin e ekipit kundërshtar, portieri sp...
Haxhiu fajëson opozitën: Mungesa e tyre prodhon pasoja direk...
Nagavci sërish fton opozitën për pjesëmarrje në seancën për ...
Nis seanca për presidentin, veç VV në sallë
Cakolli: Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e President...