Në seancën përkujtimore të mbajtur në Kuvendin e Kosovës për akademikun Rexhep Qosja, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka vlerësuar lart figurën dhe trashëgiminë e tij, duke e cilësuar si një nga zërat më të rëndësishëm të mendimit kritik shqiptar.
Hamza tha se me ndarjen nga jeta të Qosjes, shoqëria shqiptare ka humbur një figurë të jashtëzakonshme të dijes dhe mendimit publik.
“Me ndarjen nga jeta të akademik Rexhep Qosja, ne nuk humbëm vetëm një njeri të dijes, e humbëm një institucion të mendimit kritik, e humbëm një tribun të fjalës së lirë dhe një ndërgjegje që nuk pranonte të heshtte. Dhe pikërisht se nuk heshti kurrë, ai do të vazhdojë të dëgjohet edhe në të ardhmen”, tha Hamza.
Ai theksoi se Qosja nuk ishte vetëm rrëfimtar i kohës së tij, por edhe gjykues i saj, duke sfiduar rrethanat politike, shoqërore dhe kulturore.
“Akademik Rexhep Qosja nuk ishte vetëm një rrëfimtar i kohës sonë, ai ishte gjykues i saj. Nuk ishte vetëm shpjegues i letërsisë, historisë apo politikës, por sfidues i tyre; ai nuk ishte as produkt i rrethanave kohore, por ishte kundërshtim i tyre”, u shpreh ai.
Sipas Hamzës, Qosja zgjodhi gjithmonë të vërtetën dhe qëndrimin kritik, edhe kur kjo kërkonte guxim të madh.
“Në një mjedis që kërkon rehati ai zgjodhi shqetësimin, në një politikë që shpeshherë kërkonte kompromise ai zgjodhi të vërtetën. Dhe në këtë shoqëri që shpesh harron, ai zgjodhi kujtesën”, deklaroi ai.
Hamza shtoi se këto zgjedhje nuk ishin të lehta, por me kosto të lartë për një figurë publike. “Janë zgjedhje me çmim të lartë”, përfundoi ai.
Seanca u zhvillua në frymë nderimi për jetën dhe veprën e akademikut Qosja, duke e rikujtuar atë si një figurë me ndikim të madh në jetën intelektuale dhe publike shqiptare.
Në seancë nuk shkon as AAK, Tahiri: Spektakël politik
As PDK s’merr pjesë në seancën për presidentin, Hamza: Jo se...
Dëmtimi i Mbappes trondit Real Madridin, rrezikon fundin e s...
“Do t’ua prish planet dhe do ta trondis botën këtë korrik në...
Antony Joshua rikthehet në ring, do të përballet me shqiptar...
Kreshnik Uka, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës