MINT publikon çmimet e derivateve, nafta 1.66 euro, benzina 1.44 euro

10:13 | 27 Prill 2026
E.G

Çmimi i derivateve të naftës në Kosovë mbetet i pandryshuar edhe për ditën e sotme, sipas përditësimit të publikuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi maksimal i lejuar për naftën është 1.66 euro për litër. Ndërkohë, benzina vazhdon të tregtohet deri në 1.44 euro për litër, ndërsa gazi ka çmimin prej 0.86 euro për litër.

Këto çmime kanë mbetur të njëjta krahasuar me ditën e djeshme dhe me fillimin e kësaj jave, duke reflektuar një stabilitet të përkohshëm në tregun e derivateve.