Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është përgjigjur në pyetjen nëse do ta pranojë Vjosa Osmanin si kandidate për presidente.
Ai vazhdoi për në seancën që ishte paraparë në shenjë nderimi për Rexhep Qosjen.
Ndërkaq, nesër është afati përfundimtar kushtetues për zgjedhjen e presidentit.
Të shtunën pas seancës së Kuvendit, Lumir Abdixhiku, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur për zhvillimet politike lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit, duke përmendur edhe mundësinë e përfshirjes së emrit të Vjosa Osmanit në diskutime.
“LDK mund të propozojë edhe emra, s’kemi nevojë me i propozu tre, e propozojmë një. Mundet me qenë edhe Vjosa Osmani, por le të na tregon ai a i ka 66 vota për këtë president, por njehërë duhet të vendosë a dëshiron marrëvehsje me ne, apo 90 vota e 90 vota me ne nuk i ka”, deklaroi Abdixhiku para gazetarëve.
Hatixhe Hoxha, mbi 15 vjet ishte pjesë e Vetëvendosjes
Kica-Xhelili i drejtohet VV-së: Ne kemi propozim konkret, tr...
Musliu: Sapo morëm mesazhin që ka seancë në orën 20:30, po i...
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...