I dyshuari për të shtënat me armë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington do të dalë sot para gjykatës.
Personi i identifikuar është 31-vjeçari Cole Tomas Allen, nga Torrance, Kaliforni.
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, tha se gjetjet “paraprake” sugjerojnë se i dyshuari kishte në shënjestër anëtarë të administratës Trump – dhe se vetë Trump ishte një objektiv “i mundshëm”.
Më pak se një orë pas incidentit, Trump tha në një postim në Truth Social tregoi se i dyshuari është arrestuar dhe më pas postoi foton e tij, raporton BBC
Zbatuesit e ligjit i thanë dje partnerit amerikan të BBC-së, CBS News, se i dyshuari po mbahej në një stacion të Departamentit të Policisë Metropolitane në veriperëndim të Uashingtonit dhe do të transportohej më vonë sot në një qendër paraburgimi në juglindje të kryeqytetit.
Ai pritet të akuzohet zyrtarisht sot për sulm ndaj një oficeri federal dhe përdorim të një arme zjarri.
Vrasja e çiftit në Lezhë, Policia identifikon të dyshuarit
Kurti kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të pagjet...
Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës
Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të...
Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 13:00 për shkak të hom...
Qytetarja në Mejë i drejtohet Osmanit: Luaneshë, Ibrahim Rug...