KQZ sot mban mbledhje

08:32 | 27 Prill 2026
E.G

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Sipas njoftimit, mbledhja pritet të nis në ora 13:30, shkruan Arbresh.info

Rendi i Ditës

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
2. Këshilli për Operacione Zgjedhore

2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të KQZ për Kuvendin e Republikës së Kosovës, për vitin 2025;

2.2. Shqyrtimi dhe miratimi i agjendës së punëtorisë me ZE KKZ lidhur me mësimet e nxëna nga Zgjedhjet lokale 2025 dhe Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025;

2.3. Shqyrtimi dhe miratimi i analizës së votave me asistencë për Zgjedhjet Lokale 2025;

2.4. Shqyrtimi dhe miratimi i analizës së votave me asistencë për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025;

2.5. Shqyrtimi dhe miratimi i plotësim/ ndryshimit të rregulloreve zgjedhore:

-Rregullorja zgjedhore për Regjistrimin dhe Votimin jashtë Kosovës;
-Rregullorja zgjedhore për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve;
-Rregullorja zgjedhore për Votimin, Numërimin në Vendvotim dhe Menaxhimin e vendvotimit;
-Rregullorja zgjedhore për vëzhguesit e zgjedhjeve.

2.6. Shqyrtimi i raportit për realizimin e planit të punës së KQZ për vitin 2026 që përfshinë periudhën janar – mars 2026
3. Këshilli për Çështje Ligjore

3.1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit Komunal në Prishtinë

4. Të ndryshme/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale