Për herë të tretë rresht Kastrioti fitues i Kupës së Kosovës në hendboll

22:42 | 26 Prill 2026
D.H

Kastrioti e ka fituar finalen dramatike të Kupës së Kosovës në hendboll kundër Besa Famgasit.

Të dielën në palestrën e stërmbushur “Bill Clinton” në Ferizaj, Kastrioti fitoi Kupën e Kosovës. Ishte hera e tretë rresht për Kastriotin që fiton Kupën e Kosovës.

Në finale, Kastrioti mposhti Besa Famgasin me një gol dallim, 28:27.

Në fakt, golin që ia siguroi fitoren Kastriotit e shënoi Alban Haziri.

Kastrioti realizoi në mënyrën më të mirë aksionin e fundit të tij.

Rezultati ishte i barabartë, 27:27, ndërsa Haziri shënoi golin për 28:27.

Besa Famgas kishte edhe një mundësi, kur kishin mbetur sekondat e fundit. Por në gjuajtjen e fundit nuk konkretizoi dhe kështu Kastrioti fitoi Kupën e Kosovës.

Më i dalluari te Kastrioti Felippe Teixeira me gjashtë gola, kurse me nga pesë gola ndeshjen e mbyllën Alban Haziri dhe Yassine Henahen.

Deniz Terziqi shënoi 10 gola për pejanët, ndërsa shtatë gola i shënoi Yas Mohamed Omar Ali.

Kastrioti në gjysmëfinale eliminoi Rahovecin, kurse Besa Famgas e eliminoi Prishtinën.

 

Shpërndaje në rrjete sociale