Shoqata e Korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë ka reaguar pas të shtënave që kanë ndodhur në darkën e organizuar në Uashington.
Në një deklaratë për mëdia pas këtij rasti, kjo shoqatë ka thënë se të shtënat e mbrëmshme në Washington Hilton ishin një moment i tmerrshëm për të gjithë të pranishmit.
Presidentja e shoqatës, Weijia Jiang, thotë se veprimet e Shërbimit Sekret dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit mbrojtën mijëra mysafirë.
Gjithashtu, ajo i uron oficerit të plagosur shërim të plotë dhe të shpejtë, raporton BBC.
“Darka jonë ekziston për të festuar Amendamentin e Parë dhe punën e vështirë të përditshme të gazetarëve që e mbrojnë atë. Mbrëmë, ata gazetarë treguan pikërisht llojin e qetësisë dhe guximit që kërkon puna”, ka thënë ajo.
Hatixhe Hoxha, mbi 15 vjet ishte pjesë e Vetëvendosjes
Kica-Xhelili i drejtohet VV-së: Ne kemi propozim konkret, tr...
Musliu: Sapo morëm mesazhin që ka seancë në orën 20:30, po i...
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...