Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar opinionin publik për një ndërprerje të përkohshme në funksionimin e elektrofiltrave në Termocentralin “Kosova A”.
Sipas njoftimit, problemi është shkaktuar si pasojë e një ndërprerjeje në qarkun elektrik të ndërprerësve të kompresorëve të ajrit me automatizëm, gjë që ka sjellë ndaljen automatike të operimit të elektrofiltrave.
KEK bën të ditur se menjëherë pas identifikimit të situatës, ekipet teknike kanë ndërhyrë për të zbuluar shkakun e plotë të defektit dhe aktualisht po punojnë në sanimin e tij, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të funksionimit normal të sistemit.
Sipas korporatës, janë duke u zbatuar masa parandaluese për të mbrojtur pajisjet e tjera teknike dhe për të minimizuar çdo rrezik të mundshëm për sistemin energjetik.
KEK thekson se mbetet e përkushtuar për menaxhim profesional të situatës dhe transparencë ndaj publikut, duke siguruar kthim në operim normal në përputhje me standardet teknike dhe mjedisore në fuqi.
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri