Inspektorati Qendror i Punës ka realizuar një aksion të zgjeruar 48-orësh në sektorët me rrezikshmëri të lartë, me fokus kryesor në ndërtimtari në të gjithë territorin e Kosovës.
Sipas raportit zyrtar, janë kryer gjithsej 31 inspektime dhe 44 riinspektime, duke rezultuar me 13 masa ndalimi të punimeve. Në 28 raste janë vendosur masa për eliminimin e parregullsive, ndërsa në disa subjekte është lejuar vazhdimi i punës pas plotësimit të kushteve ligjore.
Inspektorati ka bërë të ditur se janë dhënë edhe vërejtje për shkelje të ndryshme, ndërsa një pjesë e objekteve nuk kanë rezultuar me parregullsi.
Sipas autoriteteve, aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim forcimin e zbatimit të ligjit dhe përmirësimin e kushteve të punës në sektorët problematikë.
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova
Arrestohet një i dyshuari për fajde
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...