Denoncimet e qytetarëve rrisin kontrollet e ATK-së në terren

10:02 | 24 Prill 2026
E.K

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar për rezultatet e arritura falë denoncimeve të qytetarëve dhe veprimeve të ndërmarra në terren, në kuadër të luftimit të ekonomisë joformale dhe rritjes së disiplinës tatimore.

Në njoftim thuhet se gjatë periudhës raportuese janë pranuar gjithsej 924 denoncime, që paraqet një rritje prej 67.1% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Këto denoncime kanë shërbyer si bazë për ndërmarrjen e aktiviteteve inspektuese dhe verifikuese.

SSi rezultat i këtyre veprimeve, sipas njotimit, janë shqiptuar 269 gjoba, me një vlerë totale prej rreth 130,316 euro.

“Veprimet e ATK-së kanë ndikuar drejtpërdrejt edhe në rritjen e transparencës financiare. Si rezultat, janë deklaruar rreth 396,127 euro qarkullim, si dhe 29,254 euro Tatim mbi Vlerën e Shtuar. Në aspektin social, aktivitetet e realizuara kanë kontribuar në formalizimin e tregut të punës, ku janë regjistruar 76 punëtorë”, theksohet në njoftim