Haxhiu dënon gjuhën e Fatos Gecit në Kuvend: Deklaratë e rëndë dhe përçarëse

11:10 | 23 Prill 2026
E.K

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, në fillim të seancës së sotme ka dënuar gjuhën e përdorur nga deputeti Fatos Geci në seancën e kaluar.

Ajo e cilësoi si të rëndë dhe përçarëse deklaratën e Gecit, i cili kishte thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi do të ketë fatin e njëjtë me Naim Murselin, i dënuar me burgim të përjetshëm.

“Deklaratë e rëndë, përçarëse”, tha Haxhiu, duke shtuar se krerët e UÇK-së po gjykohen padrejtësisht në Hagë.

Ajo u shpreh gjithashtu se shpreson që vendimet e gjykatës do të korrigjojnë, siç tha ajo, padrejtësitë e mëdha, ndërsa theksoi se lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e pastër dhe e shenjtë.

Shpërndaje në rrjete sociale