Man United synon transferimin e Tchouamenit si zëvendësues të Casemiros

22:01 | 20 Prill 2026
D.H

Manchester United po synon ta përforcoj repartin e mesfushës gjatë afatit kalimtar veror pasi Casemiro zyrtarisht do të largohet nga klubi.

“Djajtë e Kuq”  e kanë vënë në shënjestër mesfushorin francez të Real Madridit, Aurélien Tchouaméni, shkruan Arbresh.info.

Sipas raportimeve nga Telegraph, Tchouaméni është prioriteti kryesor i “Djajve të Kuq” për afatin kalimtar të verës. Edhe pse Real Madrid llogarit ende në shërbimet e tij dhe ai ka kontratë deri në vitin 2028, klubi anglez po shqyrton një lëvizje të ngjashme me atë të Casemiro disa vite më parë.

Largimi i brazilianit nga “Old Trafford” në fund të sezonit ka përshpejtuar kërkimin për një zëvendësues të denjë. Për më tepër, pritet të largohet edhe mesfushori uruguaian Manuel Ugarte, duke e bërë të domosdoshme afrimin e të paktën dy lojtarëve të rinj në këtë repart.

Në këtë kontekst, emri i Tchouaméni-t është ndër më të përfolurit. 27-vjeçari konsiderohet ende një ndër mesfushorët më të vlerësuar në treg, pavarësisht se vlera e tij ka pësuar një rënie të lehtë që nga transferimi prej 80 milionë eurosh te Real Madridi në vitin 2022.

Megjithatë, Manchester United ka edhe alternativa të tjera, ndonëse më të kushtueshme. Mes tyre përmendet Elliot Anderson, për të cilin Nottingham Forest kërkon rreth 120 milionë euro. Gjithashtu në listë janë edhe Adam Ëharton i Crystal Palace dhe Sandro Tonali i Neëcastle United./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale