Në Palasë, një nga zonat më të vlerësuara të Rivierës Shqiptare, Mabetex Invest po zhvillon Green Coast Hills, një projekt që mishëron një standard të ri jetese pranë detit. I konceptuar si një komunitet rezidencial me standard të lartë, projekti ndërthur arkitekturën bashkëkohore me natyrën, privatësinë dhe qetësinë, duke krijuar një adresë të re për banim dhe investim cilësor.
Ajo që e dallon këtë zhvillim është filozofia që sjell pas vetes Mabetex: një kulturë ndërtimi e bazuar te cilësia, konsistenca dhe vëmendja në çdo fazë të projektit. Projekti është ideuar në harmoni me relievin natyror të Palasës, me një qasje arkitektonike që respekton peizazhin dhe përdor materiale si guri, druri dhe xhami për të krijuar një identitet të rafinuar, funksional dhe afatgjatë.
Green Coast Hills ofron tipologji të ndryshme njësish, duke përfshirë apartamente 1+1, 2+1, 3+1 dhe dublekse, si edhe vila, të konceptuara për komoditet, privatësi dhe një stil jetese premium.
Në qendër të projektit është menduar edhe një hapësirë komunitare me shërbime, relaks dhe socializim, që e bën këtë zhvillim jo thjesht një kompleks banimi, por një destinacion të plotë jetese.
Ky është momenti për të zgjedhur më herët, më mirë dhe me avantazh. Për më shumë informacion mbi njësitë në shitje dhe ofertat promocionale, kontaktoni ekipin e Green Coast Hills dhe zbuloni nga afër adresën tuaj të re në Palasë.
AL: +355 69 651 1000
KS: +383 43 950 000
[email protected]

Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...