Erling Haaland ka deklaruar se mbrojtësi i Arsenal, Gabriel Magalhães, duhej të ndëshkohej me karton të kuq pas një incidenti në fitoren 2-1 të Manchester City, në ndeshjen e javës së 33-të në Premier League.
Dy lojtarët rikthyen rivalitetin e tyre në ndeshjen e së dielës, ku Haaland shënoi golin e fitores pasi fitoi një duel fizik me brazilianin, shkruan Arbresh.info.
Situata u tensionua më pas, kur të dy u përballën ballë për ballë, ndërsa Gabriel tentoi një goditje me kokë ndaj sulmuesit norvegjez.
Gjyqtari Anthony Taylor vendosi t’i ndëshkojë të dy me karton të verdhë, duke mos e përjashtuar mbrojtësin e Arsenalit nga loja.
Pas ndeshjes, Haaland u shpreh i bindur se vendimi duhej të ishte ndryshe.
“Për mua është karton i kuq. Besoj se shumica janë dakord me mua. Nëse do të rrëzohesha si çdo lojtar tjetër, do të ishte karton i kuq.”
Ai shtoi se nuk preferon të simulojë në situata të tilla.
“Babai më ka mësuar të qëndroj në këmbë. Ndoshta duhej të isha rrëzuar që të ishte më e lehtë për gjyqtarin, por nuk e bëra dhe mora karton të verdhë. Nuk e di pse”, deklaroi ai.
Me fitoren e mbrëmshme City i afrohet në tri pikë Arsenalit dhe në rast të fitores ditën e mërkurë ndaj Burnleyt me epërsi prej dy golave, merr kryesimin në Premier League./Arbresh.info
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër
Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iran...