
epa09774828 Mallorca's Vedat Muriqi celebrates after scoring the 1-1 equalizer during the Spanish LaLiga soccer match between Real Betis and RCD Mallorca in Seville, Spain, 20 February 2022. EPA-EFE/Julio Munoz
Vedat Muriqi ka zbuluar prapaskenat se si ishte shumë pranë transferimit te Paris Saint Germain.
Sulmuesi kosovar iu bashkua Lazios në vitin 2020 nga Fenerbahce, por shumë lehtë ka mundur të përfundojë në Parc de Princes.
Kampionët e Francës kishin shprehur interesim për transferimin e tij, por fjala që Muriqi i kishte dhënë Igli Tares (Drejtor sportiv te Lazio në atë kohë), bëri që mos të ndryshojë mendim.
“Normal është se një sulmues kur fillon të shënojë shumë gola, çdo ekip do të ketë interes”.
“I kam thënë edhe Igli Tares, pe pranoj ofertën e Lazios. Para se të hip në aeroplan ka thirr PSG, duke thënë se do të paguajmë atë që po kërkon Fenerbahce dhe atë që kërkoni ju, ejani te na. PSG, pasi kisha shënuar 17 gola dhe kisha bërë 8 asistime, kjo ishte pak para se të nënshkruaja me Lazion”.
“Por unë i pata dhënë fjalën Iglit dhe një shqiptar normal e mbanë fjalën e vet dhe pa marrë parasysh se PSG është një klub i madh i pata thënë edhe Tares se po vijmë te ju”, deklaroi Muriqi për Klan Kosovën.
Kurti: Fokus në luftën kundër korrupsionit dhe shtet të drej...
Ukraina godet pesë anije në Detin e Azovit, konfirmon edhe s...
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...