Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë

10:52 | 20 Prill 2026
E.H

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit në kuadër të planit për parandalimin e vjedhjeve, gjatë ditës së djeshme ka arrestuar disa persona të dyshuar, në dy raste të ndryshme.

Puna e zyrtarëve policorë ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar, N.A, 56 vjeç, B.K, 53 vjeç dhe A.B, 25 vjeç.

Personat e dyshuar janë arrestuar gjatë tentimit të tyre për të kryer vjedhje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale