Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka mirëpritur arrestimin e serbit Stefan Radulloviq të dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, që kishte ndodhur në shtator të vitit 2023.
Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti e ka cilësuar këtë veprim si një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë për rastin.
“Gjithashtu mirëpresim arrestimin e Stefan Radulloviq lidhur me sulmin terrorist paramilitar në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023, që kishte për qëllim aneksimin e veriut të vendit tonë dhe ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, heroi Afrim Bunjaku. Ky është një hap përpara dhe drejtësia bëhet e plotë vetëm kur bashkëpunëtori dhe kryeterroristi Milan Radoiçiq dhe grupi i tij në tërësi vihen para drejtësisë në Republikën e Kosovës”, deklaroi Kurti.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi