Haradinaj kujton heroin Sali Çekaj dhe dëshmorët e brigadave

15:00 | 19 Prill 2026
E.H

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar veprën heroike të heriot Sail Çekaj dhe sakrificën për liri të luftëtarëve dhe dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”.

Në akademinë përkujtimore, Haradinaj tha se Sali Çekaj ishte luftëtar dhe atdhetar i hershëm, kontribues në lëvizjet kombëtare dhe krijues i pikëpamjeve të rëndësishme luftarake.

“Ra heroikisht 27 vjet më parë së bashku me bashkëluftëtarët e tij: Shefqet Mustafaj, Mejdi Korrani, Luan Gashi, Ilir Hoxha, Hysni Temaj, Izet Morina, Bejtë Kajdomçaj, Aziz Gashi, Afrim Stajku, Fatos Limani, Fisnik Ibrahimi dhe Leonard Palucaj”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se ata ranë për të mbetur përjetësisht në kujtesën e popullit dhe shtetit të Kosovës.

Po ashtu, Haradinaj ka kujtuar edhe dëshmorët e Brigadës 136 “Rugova”, duke nderuar komandantin, Selman Lajçi dhe luftëtarët e rënë në pranverën e përgjakur në Rugovë e Podgur.

Ai ka theksuar se misioni historik për liri dhe pavarësi është realizuar falë sakrificës së luftëtarëve çlirimtarë, duke shtuar se heroizmi i tyre do të kujtohet ndër breza.

Shpërndaje në rrjete sociale