Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës, rivarroset sot në Prekaz të Epërm

08:44 | 18 Prill 2026
R J

Sot në Prekaz të Epërm do të zhvillohet ceremonia e rivarrimit të Sinan Dautit, i cili ishte zhdukur gjatë luftës në Kosovë, eshtrat e të cilit u gjetën disa ditë më parë.

Ceremonia është caktuar të mbahet sot, nga ora 13:30, në varrezat e lagjes Bregaj.

Sipas njoftimit të Komisonit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Sinan Dauti, i lindur më 17 qershor 1990, ishte zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Ai ishte plagosur rëndë më 12 prill 1999 nga forcat serbe dhe kishte ndërruar jetë dy ditë më vonë në Mitrovicë, si pasojë e plagëve, ndërsa për vite të tëra familja nuk kishte pasur asnjë informacion për fatin e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale