Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka zhvilluar stërvitjen zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri”, në prag të përballjes së dytë ndaj Bullgarisë, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.
“Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka zhvilluar stërvitjen zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri”, në prag të përballjes së dytë kundër Bullgarisë, në kuadër të Ligës C për kualifikimet e Botërorit 2027, e cila zhvillohet të shtunën nga ora 18:00. Përzgjedhësi Sami Sermaxhaj ka punuar në detaje të vogla me ekipin, duke u fokusuar në përmirësimin e disa aspekteve të lojës, me synimin që skuadra të paraqitet edhe më e konsoliduar se sa në ndeshjen në Sofje. Atmosfera në kampin e ‘Dardaneve’ është shumë pozitive, ndërsa të gjitha futbollistet janë të motivuara dhe besojnë fuqishëm në arritjen e tri pikëve të radhës”, ka shkruar FFK.
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...