Kryeministri britanik Sir Keir Starmer tha se e mirëpresin se Irani po hap Ngushticën e Hormuzit, por shton se kjo duhet të jetë një zgjidhje afatgjatë dhe e realizueshme.
Ai thotë se udhëheqësit ndërkombëtarë u mblodhën për të promovuar një mesazh të unifikuar se ngushtica duhet të hapet pa taksa dhe pa kufizime.
Starmer bën thirrje që lundrimi të rifillojë sapo kushtet ta lejojnë për të menaxhuar tronditjen ekonomike.
Ai thotë se Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin një mision ndërkombëtar për të mbrojtur lirinë e lundrimit “sapo kushtet ta lejojnë, në mënyrë rigoroze paqësore dhe mbrojtëse”.
Ai vazhdon duke thënë se do të ketë një konferencë planifikimi në Londër javën e ardhshme, me një duzinë vendesh që do të kontribuojnë me asete në mision.
Ai përfundon duke thënë se “qytetarët tanë duhet të shohin një kthim në paqe dhe stabilitet”.
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...