Britania e Madhe dhe Franca do të kryesojnë takimin për Ngushticën e Hormuzit

08:11 | 17 Prill 2026
E.K

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të kryesojnë një takim me aleatët më vonë gjatë ditës së sotme për të diskutuar përpjekjet e përbashkëta për rivendosjen e lirisë së lundrimit në Ngushtica e Hormuzit.

Irani ka mbyllur këtë rrugë ujore kritike pranë brigjeve të tij, në përgjigje të sulmeve të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli. Ndërkohë, SHBA-të kanë nisur një bllokadë ndaj porteve iraniane, zhvillime që kanë çuar në rritje të çmimeve globale të energjisë.

Rreth 40 vende pritet të marrin pjesë në takimin e kësaj pasditeje, bëri të ditur zyra e Keir Starmer. Sipas saj, liderët do të fokusohen në mbështetjen e armëpushimit të brishtë në rajon, si dhe në sigurimin e rihapjes dhe mbrojtjes afatgjatë të rrugëve detare nëpër ngushticë.

Starmer pritet të theksojë se “rihapja e pakushtëzuar dhe e menjëhershme” e ngushticës përbën “një përgjegjësi globale”, sipas Downing Street.

Në tryezë pritet të diskutohet edhe mundësia e vendosjes së një misioni ushtarak shumëkombësh mbrojtës, me qëllim garantimin e lirisë së lundrimit, sipas ftesës së shpërndarë nga Pallati Elysee.