Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu, priti sot në takim lamtumirës Ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Arabisë Saudite për Republikën e Kosovës, Faisal Ghazi Ismail Hifzi, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik.
Me këtë rast, U.D. Presidentja Haxhiu e falënderoi Ambasadorin Hifzi për angazhimin dhe kontributin e tij në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, si dhe mbështetja e vazhdueshme që Arabia Saudite i ka dhënë Republikës së Kosovës ndër vite.
Palët riafirmuan përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, përfshirë zhvillimin ekonomik, investimet dhe partneritetin ndërinstitucional.
Në përmbyllje, U.D. Presidentja Haxhiu i uroi Ambasadorit Hifzi suksese në angazhimet e tij të ardhshme diplomatike dhe profesionale.
Një ditë pas zgjedhjeve, PDK thërret konferencë për media
Qeveria pro-perëndimore e Armenisë fiton zgjedhjet pavarësis...
Të shtëna me armë në Kamëz, humb jetën një person, një i pla...
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstru...
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët pë...
Reuters: Zgjedhjet në Kosovë nuk sjellin shumicë, Kurti kërk...