Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Kosovës dhe Ministria e Mjedisit e Shqipërisë kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për forcimin e bashkëpunimit në menaxhimin e qëndrueshëm të segmentit ndërkufitar të Lumit Drin.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja Floriane Pacolli Dalipi dhe ministri Sofjan Jaupaj, me synim mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së ujërave, parandalimin e ndotjes ndërkufitare dhe ruajtjen e ekosistemeve dhe biodiversitetit.
Po ashtu, parashihet promovimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve ujore, si dhe organizimi i aktiviteteve të përbashkëta për monitorim dhe pastrim të lumit.
Në kuadër të marrëveshjes do të krijohet një Grup i Përbashkët Pune Shqipëri–Kosovë për Lumin Drin, ndërsa bashkëpunimi do të përfshijë shkëmbimin e të dhënave, ekspertizës teknike dhe ndërtimin e kapaciteteve institucionale, njofton syra për informim e MMPHI-së.
Tutje thuhet se ky bashkëpunim do të kontribuojë edhe në avancimin e procesit të integrimit evropian të të dy vendeve, veçanërisht në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media