Kurti për presidentin: Kur të kemi rezultate do të ju njoftojmë

11:56 | 16 Prill 2026
E.K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar shkurt para mediave raportimet për negociata të mundshme me Lidhjen Demokratike të Kosovës lidhur me çështjen e presidentit.

Ai nuk ka dhënë detaje konkrete për bisedimet, por ka bërë të ditur se komunikimet janë duke vazhduar dhe se opinioni publik do të njoftohet me kohë për çdo zhvillim të ri.

“Jam gjysmë ore me vonesë. Jemi në komunikim, kur të kemi rezultate do t’ju njoftojmë”, tha Kurti.